Është shënuar edhe një viktimë nga Coronavirusi në Kosovë.
Bëhet fjalë për një të infektuar nga Drenasi, e cila ka ndërruar jetë sot.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se ky është një lajm i dhimbshëm për këtë komunë.
Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve me Covid-9 në Komunën e Drenasit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.
Familjes Rrukiqi dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin.Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së.Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik.