Është hedhur sot shorti i fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, në të cilën merr pjesë edhe kampioni i Kosovës.
Kampioni ynë do të takohet në gjysmëfinale me kampionin e Andorrës.
Në çiftin tjetër gjysmëfinal takohen kampioni i San Marinos dhe ai i Irlandës së Veriut.
Dy ndeshjet e para përcaktojnë fatin e dy gjysmëfinaleve, derisa më pas do të luhet edhe finalja.
Ndonëse në disa vende ende nuk dihet kampioni apo skuadra që do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, deri më 3 gusht është afati kur do të dërgohet lista me emrat e pjesëmarrësve.
Raundi preliminar është një mini-turne me gjysmëfinale që nis nga 8 gushti, derisa finalja luhet më 11 gusht.
Ashtu siç kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta “Sheshi” gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Nyon të Zvicrës.