Derbi lokal në mes të ekipeve të fudbollit në mes Dritës dhe Gjilanit, ndeshje e cila do të zhvillohet të shtunën me 18 korrik 2020 duke filluar nga ora 17:00, ka zgjuar interesim të shumë dashamirëve të futbollit jo vetëm në Gjilan por edhe më gjerë.
Momentumi nëpër të cilin po kalojm një kënaqësi të tillë shumë dashamirëve të futbollit na e ka pamundësuar për shkak të pandemisë COVID-19, fatëkeqësisht janë shënuar rritje të të infektuarve .
Policia e Kosovës nga Drejtoria e Rajoni te Gjilanit, porosit veçantë tifozët si “Intelektualët” dhe “Skifterët”, dhe shumë dashamir të futbollit të ndeshjes Drita-Gjilani se kjo ndeshje nuk lejohet të përcillet.
Jemi në një situatë jo të volitshme me rastin e pandemisë COVID-19, për derbin i cili do të zhvillohet të shtunën në mes Dritës e Gjilanit jemi të vetëdijshëm se ka një interesim të veçantë nga shumë dashamirë të futbollit.
Ne si institucion kemi marrë vendim për të gjithë tifozët që ja mësyn stadiumit se ata do të thehen mbrapa, nuk do të lejohet as një tifoz të hyjë në fushë as rreth stadiumit por as nga katet e objekteve te larta për rreth stadiumit që të përcillet ndeshja.
Po ashtu nuk do të ketë defilim të tifozëve rrugëve të Gjilanit pasi që jemi në një situatë pandemike.
Të gjitha kto veprime ndërrmirret duke i respektuar Vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe Institutit të Shëndetësisë së Kosovës.
Qëllimi i vetëm është preventivë për të mirën e qytetarëve.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj dhe veproj për të mirën e qytetarve të vet.