Në Spitalin Regjional të Gjilanit janë 42 pacientë, 22 janë trajtuar me oksigjenoterapi dhe 20 kanë pritur për test të Covidit. Nga sot kemi një trajtim ndryshe në nivel të SRGj-së dhe kërkojmë falje prej kolegëve në Prishtinë sepse nuk mund t’u ofrojmë mbështetje në Prishtinë, me arsyen se stafi do të jetë i angazhuar maksimalisht në spital, për të menaxhuar sa më mirë situatën në të cilën jemi. Është e domosdoshme mbështetja me pajisje dhe mjete të tjera”, ka thënë mes tjerash Ismajli.
Menaxhimi i rasteve do të jetë në nivelin e infektivës, pas rekomandimeve që jepen në nivelin primar shëndetësor dhe vetëm pasi infektologu të vlerësoj nevojën për testim do të rekomandohet testimi.
Komuna e Gjilanit është e angazhuar maksimalisht edhe me ekipet ndërinstitucionale për ta ngushtuar sa më shumë burimin e infeksionit në mënyrë që rastet aktive të shërohen sa më parë dhe njëkohësisht sa më pak raste të reja.
Luten të gjithë ata që janë në vetizolim që t’i respektojnë rekomandimet e ekipeve shëndetësore në mënyrë që bashkarisht ta përballojmë duke shpresuar që simptomat të jenë sa më të lehta.
Kryetari Haziri ka thënë se po punohet edhe në zbutjen e masave dhe është duke u përgatitur për javën e ardhshme në koordinim edhe me Komitetin e emergjencave në nivel të Republikës së Kosovës dhe të Komunës së Gjilanit, që bashkërisht ta përballojmë sa më mirë dhe sa më drejtë gjithë këtë situatë të pandemisë.