Drejtori i ShSKUK’së, Valbon Krasniqi ka njoftuar se 498 pacientë janë të hospitalizuar në QKUK dhe spitalet rajonale të Kosovës të cilët janë duke u trajtuar të konfirmuar ose që janë duke pritur rezultatet për Covid-19.
Krasniqi ka thënë se 498 pacientët e hospitalizuar, rreth 260 janë në oksigjeno-terapi.
“Nga 498 pacientë, 225 i kemi në klinikat e QKUK’së dhe 275 nëpër spitalet regjionale, gjendja e tyre është e rënduar 35 të kyqur në respiratorë, 13 të intubuar dhe 22 me metoda të tjera jo invazive të frymëmarrjes së asistuar dhe gjendjen e tye e vlerësojmë si kritike, kemi rreth 260 pacientë të cilët janë në oksigjeno-terapi të vazhdueshme.