Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar e është pezulluar fushata për çnjohjen e Kosovës.
Në një prononcim për mediat serbe ai ka theksuar se Prishtina është zotuar të mos bëjë fushatë për njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ndër të tjera në fjalën e tij Dacic është shprehur se marrëveshja Kosovë Serbi është akoma larg, duke përsëritur qëndrimin se korrigjimi i kufijve është “e vetmja mundësi reale” për zgjidhjen e problemit me Kosovën.
“Fakti se Gjermania është kundër asaj zgjidhje nuk duhet që të ndikojë që të tërhiqemi”, ka thënë ai.
Dacic ka shtuar se do të nënshkruajë një marrëveshje me Prishtinën, nëse kjo është në interes të Serbisë dhe popullit në Kosovë.