Futbollisti i Dritës, Liridon Leci në një intervistë për KTV ka sqaruar ngatërresën që e ka te klubi dhe pse ai nuk po inkuadrohet në 11shen startuese.
Ai ka thënë se nuk ka qenë i lënduar në ndeshjet kryesore të Dritës, ndaj Prishtinës dhe Gjilanit, ku Drita pësoi humbje dhe barazoi me Prishtinën.
Leci theksoi se Drita është shumë e rëndësishme në karrierën e tij, ndërsa për mospërfshirjen e tij në ndeshje është fajtor trajneri, Ardijan Nuhiu e më pas u përfshi edhe drejtori sportiv, Valon Zymberi.
“Falë shumë njerëzve dhe Intelektualëve falë këtyre ka 6 muaj që kam qenë shembull e din kryesia ka 6 muaj që treneri nuk më respekton dhe kam heshtur. Në çdo stervitje, trajneri Ardian Nuhiu nuk më ka përfshirë as në ndeshjet miqësore, standardi duhet me qenë i njejtë, por janë disa futbollistë që Ardian Nuhiu nuk guxon as t’i shikoj ne sy”, ka thënë Leci.
Ai ka thënë se ky trajner nuk është për një klub si Drita dhe se nuk është i dëgjueshëm nga të gjithë.
“Kam qenë i ftohur dhe kam luajtur,gjithmonë, ndersa nje dite para ndeshjes me Llapin ma largon dresen dhe fut lojtarin tjetër për mos ta prish atmosferën dhe këtë e ka bërë 5 Minuta para fillimit të ndeshjes. Trajneri më ka kumtuar se nuk do të luash as me Llapin as me Feronikelin, nuk e kuptoj logjikën e një trajneri, duke shprehur inatet me lojtarët”, ka sqaruar Leci.
Liridon Leci ka mohuar që ka qenë i lënduar, duke thënë se është takuar me drejtorin, Valon Zymberin dhe nuk ka hasur në mirëkuptim.
Drita eshte fal dy njerzve Fal Flamur Bunjakut dhe Valon Murselit jo pershkak Valon Zymberit dhe Ardian Nuhiut, ndërsa ka përfunduar bisedën, duke thënë se Drita është dashuria e tij e dytë në jetë, pas gruas dhe shpreson që të shpallen kampion.