Fadil Zuka është mjeku i parë i cili humbi betejën nga COVID-19.
Oda e Mjekëve e Kosovës ka ngushëlluar familjarët e doktorit nga Vitia, i cili vdiq si pasojë e infektimit me koronavirus.
“Dr. Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’i shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e ’90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në ambulanten e shoqatës humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran. Oda e Mjekëve e Kosovës ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.