Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, 6045 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. E secili prej tyre e kishte për obligim që të vetizolohej të paktën për 14 ditë.
Por, jo të gjithë i përmbahen këtij rregulli.
Të paktën deri me tani 276 persona kanë thyer masën e vet izolimit.
Policia e Kosovës, ka treguar se edhe në cilat komuna janë hasur rastet më të shpeshta të thyerjes së këtij rregulli.
Ndërkohë, qëndrimi i izoluar në shtëpi për një periudhë dy javore mund të shkaktoj depresion tek pacientët.
Këtë e thotë psikologu, Enver Çesko, ku ndër tjera e tregon edhe arsyen pse mund të ndodh kjo.
Sipas Çeskos, nevoja për të qenë në kontakt me njerëzit, ka bërë që të thyhen këto rregulla pa menduar për pasojat.
Çesko në fund thotë që deri në 500 persona kanë marrë tretman nga psikologët gjatë kohës së Pandemisë.