Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në facebook, ka thënë se ekipi i Gjilanit e merituan fitoren dhe treguan se çka është korrektësia në futboll gjatë gjithë kampionatit shkruan Radio Star.
Haziri në anën tjetër ka uruar titullin e tretë skuadrës gjilanase Dritës, lojtarëve dhe intelektualëve.
Postimi i plotë:
Gjilani barazon pas një super angazhimi në lojë. E merituan fitoren drejt titullit. Dëshmuan se çka është korrektësia në futboll gjatë gjithë kampionait. Bravo Skiftera, lojtarë, punëtorë sportiv dhe z. Florim Zuka.
Në anën tjetër, urime për titullin e tretë të kampionit të Superligës së Kosovës, kryesisë së Dritës, lojtarëve e Intelektualëve.
Faleminderit të dyja ekipeve për ndeshjet fantastike dhe emocionet që na dhuruan gjatë kampionatit. Besoj shumë që dy ekipet tona do të garojnë në arenën europiane. Përshëndetje nga kryeqyteti i sportit dhe kulturës. Shihemi bashkë në garat europiane!