Në Kosovë brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 241 raste të reja me Covid-19, si dhe janë shëruar 143 pacientë.
Me raste pozitive në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, prijnë edhe komunat e Anamoravës, në total 41 raste të reja.
Rastet pozitive në Gjilan janë regjistruar 21, në Viti 12, kurse në Kamenicë 8 persona kanë dal pozitiv me covid-19.
Në këtë rajon, Gjilani është komuna që ka më së shumti të infektuar, ku aktualisht janë rreth 140 raste aktive me COVID-19, në total.
Ndersa në Komunën e Ferizajt, janë shënuar sot edhe 17 raste me virus./PlusTV/