Është duke u mbajtur kuvendi i Kosovës, ku dhe pikë e rendit të ditë është edhe ligji për huamarrje nga Bankës Evropiane për Zhvillim, për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë prej 26 milionë euro shkruan Radio Star.
Ky votim kishte dështuar dy herë, ku nuk ishte votuar nga shumë deputetë në mesin e tyre ishin atakuar edhe deputetët e LVV nga anamorava për mosvotimin e këtij ligji.
Sot me shumicën e votave ky ligjë është votuar, kjo është e mirë se ardhur për qytetarët e Gjilanit, por edhe për banorët e fshatit Malishevë, Uglarë dhe Pogragjë sepse ujërat e zeza kalojnë në mes të këtyre fshatrave, kryetari Haziri përmes një postimi në facebook kishte apeluar gjithë deputetët e Gjilanit, ta përkrahin këtë ligj sepse është në të mirë të qytetit./RadioStar/