Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, raportohet se është infektuar me Coronavirus.
Veseli përmes një statusi në facebook, ka treguar se ka bërë analizat pasi i janë shfaqur disa simtoma të virusit Covdi-19.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.
Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.
Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!