Sot është mbajtur seanca e kuvendit të Kosovës, në rend të ditës ishte edhe pika e shumë përfolur në anamoravë, ligji për impiantin e ujërave të zeza shkruan Radio Star.
Për mosvotimin e kësaj pike ishte akuzuar edhe Labinotë Demi-Murtezi nga radhët e LVV-së, përmes një shkrimi në facebook ka thënë se qytetarët nuk duhet të vuajnë qytetarë tanë vetëm ose ljo qeveri varet nga lista serbe.
Postimi i plotë:
Nuk duhet të vuajnë qytetarët tanë vetëm pse kjo qeveri varet nga lista serbe, andaj ne votuam marrëveshjet ndërkombëtare.
Me shpresë që do të ketë angazhim maksimal që një herë e përgjithmonë Gjilani dhe gjithë Anamorava ta tejkalojnë problemin e ujërave të zeza.