Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 24.07.2020 në ora 10:00.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1 Emërimi i Nënkryetarit të Komunës për komunitete
2.2 Zgjedhja e zëvendëskryesuesit të Kuvendit të Komunës për komunitete
2.3 Raporti financiar Janar-Qershor 2020
2.4 Draft Rregullore për proceduren e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshme në pronat e personave fizik dhe juridik
2.5 Propozim vendimi për këmbimin e pronës private me pronën Komunale sipas PRRU “Gllama” dhe PRRU “Dheu i Bardh-1” ZK Gjilan
2.6 Propozim vendimi për kompenzimin e Komisionit për ndarjen e bursave
2.7 Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për emërimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve” 01.Nr.016-118195 të dt.31.10.2018
2.8 Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për emërimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve në NPL “Tregu” 01.Nr.016-118149 të dt.31.10.2018
2.9 Informatë rreth zhvillimit të punimeve në Qendren e Qytetit dhe në Lagjen “Dardania”
2.10 Raporti i punës i Komisionit Komunal të aksionarëve për vitin 2019 i Ndermarrjes publike “Eco Higjiena”
3.Të ndryshme