Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri sot ka propozuar në kuvendin komunalt që familjes Musliu ti ndahen 5 mijë euro si ndihmë simbolike për këtë familje shkruan Radio Star.
Me 30 vota pro kuvendi komunal i Gjilanit ka ndarë 5 mijë euro për familjen e Agon Musliut, të riut që humbi jetën në Qendrën e Studentëve sa ishte në karantinë.
Agon Musliu humbi jetën më 3 maj pasi dyshohet se u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7 tek Qendra e Studentëve.
Musliu nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq me të arritur në Qendrën Emergjente, pavarësisht që mjekët kujdestarë tentuan ta mbanin në jetë përmes reaminacionit./RadioStar/