Sot gjatë seancës së kuvendit kuvendit komunal të Gjilanit, shefi i grupit të LDK-së Avdyl Aliu, ka reaguar në lidhje me impiantin e ujërave të zeza në Gjilan.
Avdyl Aliu përmes një statusi në facebook, ka thënë se ata të cilët e refuzuan të votojn impiantin e ujërave të zeza, le ta mbajn në mend se ajo do të bëhet.
Postimi i plotë:
Në lidhje me impiantin e ujrave të zeza ne Gjilan patëm thënë :
“Ju që refuzuat të votoni për impiantin mbane në mend, impianti do të të bëhet! Dhe u bë.
Në lidhje me projektin e objektit të selisë Bashkësisë Islame ne Gjilan, atyre të cilët janë ankuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit duke e penguar këtë projekt tash po ju themi:
” Ju që jeni ankuar në Ministri kundër këtij projekti mbane në mend, objekti i selisë së Bashkësisë Islame në Gjilan do të bëhet”