Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 237 raste pozitive me COVID-19 si dhe janë shëruar 139 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë kanë humbur betejën me koronavirus.
“Numri total i rasteve pozitive është 6.917 raste nga 33.844 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 169 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese” thuhet në njoftim.
Ndërsa rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Gjakovë 27 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë.