Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic i është përgjigjur Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se s’ka asnjë pauzë sa i përket anëtarësimit të shtetit kosovarë nëpër organzzata ndërkombëtare. Ka thënë se do të vazhdojnë fushatën e çnjohjeve për Kosovën e ndaluar me kërkesë të Amerikanëve që planifikonin t’i takonin palët në Washington më 27 qershor.
“Iu premtoj se do të jemi pesëfish me të suksesshëm në aksionin e tërheqjes së njohjeve”, ka theksuar Vuçiqi.
Megjithëkëtë, Vucic ka paralajmëruar të dielën Kosovën që të mos i nënvlerësojë forcat serbe të sigurisë dhe se nuk do të arrihet asgjë “me ngritjen e tensioneve”.
“Nëse dikush mendon se përmes provokimeve do të mund të arrijë ndonjë rezultat – nuk do ta shihni atë film”, u ka thënë Vuçiqi gazetarëve pas vizitës batalionit serb të tankeve në Mitrovicën e Sremit, raportojnë mediet serbe.
Ai ka paralajmëruar se Serbia do të presë që fillimisht ta shohë përpjekjen e Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe se më pas “po qe se nuk i qetësojnë mentorët e tyre”, do ta vazhdojë fushatën e tërheqjes së njohjeve.