Kryeministri i Kosovës Abdulla Hoti, nesër pritet të vizitoj qytetin e Gjilanit shkruan Radio Star.
Kryeministei Hoti nesër do të jetë i pranishëm në ngjarjen ku do të nis projekti kapital i ndërtimit të rrugës katër korsi, Gjilan-Prishtinë, në gjatësi prej 7.3 kilometra.
Përmes një njoftimi thuhet se të enjtën, në ora 11:00, tek i ashtuqujturi ‘Tuneli’ nis projekti kapital i ndërtimit të rrugës katër korsi, Gjilan-Prishtinë, në gjatësi prej 7.3 kilometra dhe që financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në këtë ngjarje do të marr pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sikurse edhe përfaqësues të BERZH’it./RadioStar/