Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e shoqatës së transportuesve “Anamorava”, Ismajli ka treguar se në Gjilan ka fillur largimi taksistëve ilegalë dhe këtë plan janë duke zbatuar bashkë me Policin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Takova përfaqësuesit e Shoqatës së Transportuesve “Anamorava” dhe menaxhmentin e Stacionit të Autobusëve, ku diskutuam për përgjegjësitë të cilat na takojnë dhe arritjen e një bashkërendimi të qëndrimeve tona. Po punohet që t’i harmonizojmë qëndrimet, në mënyrë të tillë që edhe pasojat e pandemisë të jenë sa më të vogla.
Gjithashtu, ua kam konfirmuar Shoqatës së Transportuesve “Anamorava”, që Inspektorët Komunal, bashkë me Policinë e Republikës, janë në zbatim të planit operativ për taksit ilegal.
Edhe vendimet e fundit të Qeverisë së Republikës, duhet të jenë më të harmonizuara në relacion të njejtë me të gjitha bizneset që operojnë në Kosovë, sepse nuk është e drejtë që disa biznese të përmbysen ekonomikisht, nga pamundësia për të operuar, si pasojë e masave të ndërmarra nga qeveria.
Problemet e mëdha socio-ekonomike të vjeshtës së vonshme, mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në rrezikun e operimit të bizneseve vendore, si pasojë e masave të ngutshme nga ana e qeverisë. Andaj, si vend, na duhet një analizë më e thukët e situatës, në një relacion i cili do ta barazpeshonte zvogëlimin e përhapjes së pandemisë me zvoglimin e masave të ndërmarra.
#bashkeiadalim