Sot është shënuar edhe një viktim nga Covid-19 në qytetin e Gjilanit shkruan Radio Star.
Kjo është viktima e tretë në qytetin e Gjilanit në 24 orët e fundit, i cili nuk mundi ta fitoj betejën me Covid-19.
Lajmin për vdekjen e personit të tretë e ka bërë publike kryesusja e kuvendit komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini, përmes një statusi në facebook:
Postimi i plotë:
Aga Musë (Musa Kurteshi), nuk e perballoi luftën me COVID-19. Sot, ndërroi jetë!
Pushoftë në paqe, ashtu siç ka qenë paqësor ne kete jetë!
Ngushëllime familjes, miqve e dashamirëve!/RadioStar/