Muftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka njoftuar se kanë marrë vendim për pezullimin e faljes së namazit të Bajramit.
Tërnava ka thënë se ky vendim ka ardhur bazuar në gjendjen e rëndë me pandeminë në Kosovë.
Tërnava ka kërkuar nga qytetarët që ta ruajnë karakterin festiv por të shmangin vizitat familjare.
“BIK duke analizuar situatën njoftojmë se nesër pezullohet falja e namazit të Bajramit dhe për 10 ditë pezullohen faljet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovë. Pandemia ka çrregulluar rrjedhën normale të jetës edhe tek. ne Këtë Bajram e presim në gjendje të rënduar. Situata ditëve të fundit paraqitet e vështrië dhe nga ne kërkohet që ta ruajmë shëndetin publik, ti respektojmë masat që sa më lehtë të kalojmë këtë gjendje. Ju ftoj ta ruajmë karakterin festiv të festës por të kemi më shumë solidaritet, sidomos me ata që kanë humbur jetën nga Cpvid-19. Festa e Bajramit tek ne është festa më popullore, si në asnjë festë tjetër, kjo festë shënohet me vizita telk familjet, por jo edhe kësaj radhe. Ju ftoj të shmangim vizitat e përshëndetjet tradicionale me dorë e përqafime”, ka thënë Tërnava në mesazhin e tij. /Reporteri.net