Zëvendësministri i Ambientit dhe njëherit ish-zv.ministër i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu sot ishte i pranishëm, ku sot nis projekti kapital i ndërtimit të rrugës katër korsi, Gjilan-Prishtinë, në gjatësi prej 7.3 kilometra shkruan Radio Star.
Kadriu u shoreh i lumtur me fillimin e punimeve për ndërtimin e kësaj rruge.
Postimi i plotë:
I lumtur që sot filluan punimet për ndërtimin e rrugës katër korsi nga Gjilani në drejtim të Bresalcit, projekt ky kontrata e të cilit është nënshkruar në dhjetor të 2019-së në mes të qeverisë Haradinaj, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), dhe BERZH-it.
Kujtojmë se në kuadër të kësaj marrëveshje, përveç zgjerimit të rrugës që filloi sot, do të kryhet edhe zgjerimi i rrugës Gjilan-Kllokot me gjatësi prej 11 kilometrash, dhe të gjitha hyrje – daljet në Gjilan. Në qeverinë Haradinaj Gjilani ka përfitua qindra miliona projekte të cilat po realizohen edhe sot e që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Gjilanit e Anamoravës, por edhe lehtësojnë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Falënderim edhe për kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për bashkëpunimin e ngushtë dhe të sinqertë me pushtetin qëndror lidhur me projektet kapitale për Gjilanin të financuara nga Qeveria e Kosovës, si dhe mbi bazën e marrëveshjeve me organizata ndërkombëtare siç është BERZH-i.
Mbetemi të vendosur që projektet e nisura, si dhe ato që janë të nënshkruara kaherë, pavarësisht tendencave për ti stopuar, ato do të realizohen sepse përfitues i vetëm është qytetari ynë, taksapaguesi i rregullt gjilanas.
Urime Gjilan!