Bujar Nevzati këshilltar i Kuvendit Komunal, sot në seancën që po mbahet ngriti shqetësimin për komunën e Gjilanit e cila është në gjendje shumë të rëndë të pandemisë, e cila është njëra nga komunat me më së shumti raste aktive në vend me të infektuar me Covid-19.
Ai tha së është shqetësuese gjendja në teren, për shumë familje të cilat janë në vetizolim, dhe nuk është duke u kujdesur askush për ta.
Unë po i shoh çdo ditë qytetarët të cilet nuk po marrin trajtimin e duhur as në ambulantë, as nuk po munden me kry testime dhe as nuk po kanë vend për tu shtrirë në spital.
Mbrëmë një qytetarë rreth 80 vjeçar me simptoma ka qenë në ambulantë dhe nuk ka marrë trajtimin e duhur nga personeli kujdestar, pastaj u detyrua të kthehet në shtëpi në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe ka shumë raste të tilla në komunën tonë sepse unë si këshilltar komunal jam në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët që janë të prekur nga virusi.
Nuk na duhet asgjë kur qytetarët tanë po vdesin çdo ditë dhe shumë familje që janë në vetizolim janë duke vuajtur për gjëra elementare sepse as nuk kanë të drejtë me dal dhe as nuk shkon askush me i vizitu apo me I ndihmu.
Të nderuar këshilltarë të nderuar udhëheqje komunale , kjo është gjendja reale në komunën tonë, prandaj Drejtoria e Shëndetësisë dhe udhëheqësia komunale duhet me marrë shumë seriozisht gjendjen e rëndë të qytetarëve nga pandemia sepse nuk ka prioritet tjetër më të rëndësishëëm, dhe kush nuk beson pas kësaj senace mundemi me dal në teren dhe me i faktu këto që po i them.
Në fund Bujar Nevzati falenderoi mjekët dhe infermierët të cilet janë duke punuar mbi 12 orë që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë i bëri thirrje edhe atyre që po e neglizhojnë punën që të jenë më të kujdesshëm sepse populli i ka sytë tek ju, por bëri edhe apel tek qytetarët që të respektojnë masat e vendosura nga IKSHPK