Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ua ka uruar besimtarëve mysliman festën e Kurban Bajramit.
Zemaj me anë të një potimi në Facebook, ka thënë se sot të gjithë do të donin t’i takonin familjarët e tyre, ashtu siç është në traditë, por se gjendja është kritike dhe se kjo duhet të shmanget.
Andaj, në këtë situatë ai ka lutur qytetarët që këtë festë ta kremtojnë në shtëpi.
Postimi i plotë i ministrit Zemaj:
Sot, në këtë festë të madhe për të gjithë besimtarët myslimanë, përveç urimit, dua t’ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj, duke e ditur se sa e rëndësishme dhe e shenjtë është kjo festë për Ju!
Të gjithë ne, do të donim që sot të takonim familjarët dhe të vazhdonim traditën tonë festive, por gjendja është kritike, prandaj secili prej nesh duhet të japë maksimumin që të përmirësohet kjo gjendje.
Ju lus që këtë Bajram ta festoni në shtëpi!
Këtë herë, urimet më të mira janë urimet nga larg!
Evitoni vizitat familjare, na ndihmoni edhe neve në luftën kundër kësaj pandemie!
Urime Festën e Kurban Bajramit!
Paçi shëndet!.