Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit.
Besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit nëpër xhami për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19.
Përfaqësues të institucioneve shtetërore e fetare, kanë bërë thirrje që si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, një ditë më parë në një adresim para mediave ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.
Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik.
Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë vizita familjare si dhe të mos ketë tubime në vende publike.