Kanë vdekur edhe dy persona nga koronavirusi në Kamenicë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.
“Ju njoftoj me keqardhje se edhe dy qytetarë të komunës sonë kanë humbur betejën me #COVID19. Këto dy raste, një 74 vjeç e një 71 vjeç, ngrisin numrin e të vdekurve nga ky virus në tetë. Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth.”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Ju njoftoj me keqardhje se edhe dy qytetarë të komunës sonë kanë humbur betejën me #COVID19. Këto dy raste, një 74 vjeç e një 71 vjeç, ngrisin numrin e të vdekurve nga ky virus në tetë. Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth.
Ruani më të dashurit tuaj duke #vendosurmaskën, #mbajturdistancën e duke #pastruarduart.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre.
Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:
– 107 raste të identifikuara;
– 76 të shëruar plotësisht;
– 23 raste aktive;
– 8 të vdekur.