Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli përmes një postimi ka treguar se sot është takuar me Kadir Huseyin, i cili para pak ditësh është zgjedhur nënkryetarin i Komunës së Gjilanit për Komunitete shkruan Radio Star.
Postimi i plotë:
Kënaqësi ta pres në takim z. Kadir Huseyin, me rastin e zgjedhjes së tij nënkryetar i Komunës së Gjilanit për Komunitete.
Me z. Huseyin, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit dhe avansimit të interesave të përbashkëta të qytetarëve tanë, me theks të veçant, të komuniteteve të cilat jetojnë në Gjilan.
Z. Kadir Huseyin e urova përzemërsisht me rastin e zgjedhjes së tij në këtë pozitë, duke i ofruar bashkëpunim të mirëfilltë për t’i avansuar kërkesat dhe nevojat e komuniteteve në përgjithësi.
#bashkeiadalim