Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 7 persona si pasojë e COVID-19, duke e çuar kështu numrin total të viktimave në 256.
Po ashtu janë konfirmuar edhe 250 raste të reja pozitive, ndërsa 126 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë 9,049 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 4,989.
Numri i rasteve active është 3,804.
Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së për ditën e sotme:
126 TË SHËRUAR DHE 250 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 250 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 9.049 raste nga 37.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 256 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.989 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.804.