Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen me COVID-19 në këtë komunë duke thënë se lajmet janë të këqija në ditën e 145-të me COVID-19.
Në 24 orët e fundit edhe një person ka vdekur si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur kryetari Haziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook
Postimi i plotë:
#Dita145 me lajme të këqija. Fatkeqësisht edhe 1 gjilanas ka ndërruar jetë nga #COVID19 brenda 24 orëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes.
Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë në Gjilan është kjo: 540 të infektuar në total, 338 të shëruar, raste aktive janë 184, të hospitalizuar 40 dhe 18 të vdekur. Ndërsa, mostra në pritje janë 38.
Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!