Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka qëndruar sot për vizitë në Shtëpinë e Pleqve në Suharekë.
Zemaj në postimin e tij në Facebook në lidhje me këtë vizitë ka thënë se coronavirusi po godet secilën grupmoshë, por që kategoria më e ndjeshme mbeten të moshuarit.
Tutje, ministri Zemaj ka thënë se kujdesi ndaj kësaj kategorie do të jetë i vazhdueshëm dhe i dinjitetshëm.
Postimi i plotë i Zemajt në Facebook:
Covid-19 po godet secilën grupmoshë, por kategoria më e ndjeshme mbetën të moshuarit. Për këtë arsye, sot e vizitova “Shtëpinë e të Moshuarve”, në komunën e Suharekës, e cila po ndërtohet si donacion nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”.
Bashkë me kryetarin e shoqatës, z.Halil Kastrati dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, i pamë nga afër punimet që zhvilloheshin. Si Ministri e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, do të kujdesemi që të sigurojmë staf shëndetësor për këtë Shtëpi të të Moshuarve!
Kujdesi ndaj kësaj kategorie të shoqërisë do të jetë i vazhdueshëm dhe i dinjitetshëm!.