Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo, teksa ka treguar se janë infektuar edhe dy fëmijët e saj.
Kadaj-Bujupi ka thënë se për dy javë do të qëndrojë në vetizolim duke repektuar rekomandimet e IKSHPK-së/
“Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.
Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.
Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, pozitiv me Coronavirus ka dalë edhe zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ndërkaq tri ditë më parë pozitiv rezultoi edhe shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti.