By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Flet pacienti nga Vitia, shqetësime se ka të infektuar që po e fshehin virusin e nuk izolohen- reagojnë institucionet
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Flet pacienti nga Vitia, shqetësime se ka të infektuar që po e fshehin virusin e nuk izolohen- reagojnë institucionet

Përditësimi i fundit: August 5, 2020 6:18 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar sot se nga testimi i 461 mostrave, janë konfirmuar 218 raste të reja me COVID-19 në vend, raporton PlusTV.

- Advertisement -

Në komunat e Kosovës, është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në javët e fundit.

Veç në Viti, numri i të infektuarve që nga data 13 mars e deri më sot është mbi 200. Deri më tani ka rreth 60 raste aktive por dyshohet se ky numër mund të jetë edhe më i lartë.
Ka shqetësime se persona të infektuar nuk janë duke respektuar rregullat e izolimit dhe po infektojnë të tjerët.
Një person i cili ka dal pozitiv me Covid-19 pas testit të bërë, para disa ditësh, ka treguar për Plus TV, se e ka kuptuar se infeksionin e ka marrë në punë pasi ka pasur kontakt me një palë që ishte infektuar por që nuk ishte vetizoluar.

Ky pacient nga Vitia, emër i njohur për redaksinë, po pretendon se burim infeksioni për të, ka qenë pikërisht një kontakt me një person që tash i ka treguar se ka pas simptoma të njëjta të virusit Covid-19 më herët, por që e ka marr për grip të zakonshëm dhe nuk është izoluar ashtu siç kërkohet për personat e dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19.

Përveç kësaj, në opinion ka raportime se persona me simptoma të koronavirusit nuk testohen dhe të tjerë që janë të prekur por që nuk trajtohen në vetizolim duke u bërë burim i përhapjes tek të tjerët.

Kurse, mjekët në Viti këto sjellje të qytetarëve i shohin si mjaftë shqetësuese dhe thonë se mosrespektimi i masave mbrojtëse po rrit numrin e të infektuarve dhe kërkojnë nga qytetarët që t’i përfillin rekomandimet mbrojtëse nga virusi.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore Mjekësore në Viti, Vjollca Kadolli, thotë se “të gjithë personat që janë raste kontakti me të infektuarit, obligohen të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë”.

Ajo ka thënë se kjo situatë me pandemi varet edhe nga sjella jonë me të tjerët. Sipas Kadollit, në rast të paraqitjes së simptomave, të gjithë duhet të kërkojnë ndihmën mjekësore në institucionin më të afërt shëndetësor.

Nisur nga rritja e numrit të rasteve me koronavirus, Kadolli iu bënë thirrje qytetarëve për respektim të masave mbrojtëse: si ruajtja e distancës fizike, mbajtja e maskave si dhe higjiena personale.

Në Komunën e Vitisë, me koronavirus janë prekur edhe punëtorë shëndetësorë e të institucioneve komunale.

Ndryshe, sipas IKSHPK-së, në vend në 24-orët e fundit kanë ndodhur edhe 15 vdekje të pacientëve me COVID-19. /PlusTV/

Masakra e Gjilanit, Srebrenica jonë e harruar
Serbia s’e di a do të luajë futboll kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Kosovës
Haxhiu pas vdekjes së gruas nga lëndimet e rrahjes nga burri: Vrasjet e grave, realitet i frikshëm dhe i papranueshëm
Onkologu Arben Bislimi nderohet nga Kuvendi Komunal i Gjilanit me mirënjohje në Ditën e Çlirimit
Haziri inicon takimin e parë për bashkëpunim ndërkufitar mes Likovës dhe Novobërdës
Artikulli i mëparshëm Ismaili reagon pas vendimit të sotëm të Zemajt për barnat: Kjo është fitore e rrjeteve kriminale
Artikulli tjetër Thaçi apelon te qytetarët e Kosovës për kujdes të shtuar nga COVID-19

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.