Edhe një person tjetër ka ndërruar jetë mbrëmë nga koronavirusi në Kamenicë, viktima ishte 54 vjeçar.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Fatkeqësisht edhe një qytetar yni 54 vjeç mbrëmë ka humbur betejën me #COVID19, kurse kemi një (1) rast të ri të identifikuar me këtë virus dhe tre (3) të shëruar plotësisht. Nga ky virus, nëntë qytetarë nga komuna jonë kanë humbur jetën! Ju lutem kujdesuni maksimalisht për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje”, ka shkruar Kastrati.