Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e të premtës, ka vlerësuar gjendjen pas 11 rasteve të reja.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, se gjithsej të rezultuar pozitivë janë 576, të shëruar 372, raste aktive janë 183, të hospitalizuar 41, të vdekur 21 pacientë, derisa mostra në pritje janë 42.
“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh”, ka thënë Haziri.