Kryetari i komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka treguar se çfarë duhet bërë Kosova që pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë, mos të shihen më në territorin e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë në Ristovc, në mënyrë që xhandarmerisë Serbe mos të shihen në rrugët e Karaçevës.
Postimi i plotë:
“Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse doni mos me e pa xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës së Epërme. Koha me kry punë, e jo me deklarata e populizma politike. Synimi i tyre po shihet, por i yni?!”,