Burime e Plus Televizion bëjnë të ditur se sot në fshatin Bajgorë të Mitrovicës e ka humbur jetën aksidentalisht menaxheri i kompanisë Elektro-Stublla Gjergj Ramaj.
47 vjeçari Gjergj Ramaj ishte duke finalizuar një projekt të madh të rrjetit elektrik në këtë fshat, lidhur me prodhimin e energjisë elektrike alternative me erë, kur papritmas është aksidentuar gjatë procesit të punës dhe si pasojë ka humbur jetën.
Lajmi është konfirmuar për PlusTV nga famullitari i Kishës Katolike në fshatin Stubëll, Don Jeton Thaçi.
Radio Star shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit.