Trusti është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit.
Trusti ka dalë me një njoftim në Facebook, ku thuhet se janë duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Njoftimi i radhës për çështjen e 10%-shit
Kontribuues të nderuar,
Trusti është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit.
Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare).
Aktualisht Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit. Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi.