Banorët ndihen më të sigurt me policinë përreth, megjithatë mund të ketë protesta.
Tre ditë më parë, 11 ushtarë serb të armatosur marshuan këndej.
E tash, pika kufitare me Serbinë këtu në fshatin Karaqevë të Kamenicës po patrullohet nga dikush tjetër.
Ky patrullim i forcavë të sigurisë së vendit, ka bërë që fshati të ndihet më i sigurtë.
Krasniqi tregon edhe për frikën që krijoi xhandarmëria serbe tek ata që i panë për së afërmi.
Ndërkohë pos KFORIT, edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, tha se ata ishin të kordinuar mes vete.
Sipas tij, serbet nuk do pranojnë që në patrullimet e tyre të përfshihen pjesëtarë të policisë së Kosovës.
E banorët e Karaqevës, me policinë e Kosovës përreth apo pa ta, janë të gatshëm ta mbrojnë fshatin.
Por për operacione të tillë brenda territorit të Kosovës, KFOR-i duhet të ketë dakordim me institucionet përgjegjëse.
Kështu po thotë zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj.
Ndryshe banorët ata po planifikojnë edhe një protestë këtë javë si shenjë revolte për situaten e krijuar.