Qeveria e Kosovës sot diskuton alternativat për nisjen e vitit shkollor 2020-2021.
Në një takim të përbashkët, që do të mbahet në orën 11:30, nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, do të marrin pjesë kryeministri i vendit Avdullah Hoti, kryetarët e komunave, Ramë Likaj, ministër i MASH-it dhe z. Armend Zemaj, ministër i MSH-së.
Përveç diskutimit rreth rishikimit të masave anti-COVID-19, alternativat për nisjen e vitit shkollor 2020-2021, në këtë takim do të debatohet edhe për problemet e tjera komunale.
“Sot, me fillim në orën 11:30, nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, do të mbahet takimi në mes të kryetarëve të komunave, z. Avdullah Hoti – kryeministër i Kosovës, z. Ramë Lilaj, ministër i MASH-it dhe z. Armend Zemaj, ministër i MSH-së. Do të diskutohet rreth rishikimit të masave anti-COVID-19, alternativat për nisjen e fillimvitit shkollor 2020-2021, si dhe problemet e tjera komunale”, njoftojnë nga ky Asociacion.