SC Gjilani ka pranuar edhe zyrtarisht rezultatet e testeve për “COVID-19”, derisa ka mësuar se pesë futbollistë janë infektuar dhe katër zyrtarë klubi.
GazetaSheshi mëson se futbollistët Blendi Jakupi, Tomislav Busiç, Darko Nikaç, Shend Kelmendi dhe Sebino Plaku kanë rezultuar pozitiv, ndërkohë pjesa tjetër janë anëtarë të stafit të klubit.
Futbollistët dhe stafi do të ritestohen edhe njëherë në prag të nisjes për në San Marino, me ç’rast pritet që të zhvillojë ndeshjen e rundit parakualifikus ndaj Tre Pennes.
Rastet e fundit me infektime nga futbollistët dhe anëtarët e stafit kanë tronditur jo pak nënkampionët e vendit.