Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS Cov-2.
Nga aplikacionet e shqyrtuara në vijim, janë licencuar edhe 9 ISHP për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2.
Më herët, ministria e Shëndetësisë kishte licensuar edhe 29 laboratore tjera.
Të njëjtat do të monitorohen në vazhdimësi nga MSH dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës lidhur me dallaveret e mundshme me çmime.