Klubi Futbollistik “Drita” do të niset nga ora 10:00 nga Nyoni i Zvicrës në drejtim të Kosovës, teksa pritet të zbarkojë në mesditë
Informacioni është konfirmuar nga klubi gjilanas, derisa nuk është dhënë asnjë sqarim shtesë
Vendimi për ndeshjen finale të rundit paraeleminator mbetet ende në pikëpyetje, derisa UEFA nuk ka marrë ndonjë vendim për fatin e asaj ndeshje
Kujtojmë që klubi gjilanas ishte karantinuar nga mëngjesi i ditës së martë (11 gusht), pas daljes pozitiv të futbollistit Hamdi Namani në testin për “Covid-19”./Gazeta Sheshi/