Shkruan: Gazetari i njohur sportiv Sylejman Ismajli
Nuk është befasi se Kosovën nuk e pranojnë në Interpol e Unesco, nuk na bëjn as vizat, nuk është befasi se të rinjët e lëshojnë Kosovën e tyre të dashur, nuk është befasi që na heqin njohjet e sovranitetit, nuk është befasi se hyn forcat e xhandarmërisë Serbe në tokën e Kosovës, ndërsa as tani nuk është befasi që UEFA na diskriminon dhe e largon të vetmin klub në botë FC Drita nga garat evropiane për shkak të COVID-19 , dhe e vendos të vetmin standard vetëm për FC Drita.
Oj Kosovë oj nona jonë, nuk ke faj ti kanë njerzit që të udhëheqin e nuk mendojnë për ty, të shkelin e të përdhosin saherë që duan dhe kur të duan.
Eleminimi i FC Dritës nga garat evropiane është krim në vete nga UEFA duke u thirrur në pandeminë COVID-19, kjo totalisht është e papranueshme pasiqë në Evropë dhe në Botë, kemi shumë klube që në mesin e tyre kanë lojtar e trajner me COVID-19 dhe ndeshjet i zhvillojnë pa kurrfar problemi.
Eshtë për të ardhur keq se si një njeri i shtetit nuk reagoi për këtë padrejtësi që ju shkaktua klubit të FC Drita.
Federata e Futbollit të Kosovës është dashur që emisarët e sajë ti dërgon menjëherë në Nyon të Zvicrës, për ti mos i lën “jetim” skuadrën e FC Dritës.
Federata e Futbollit të Kosovës është dashur që të kontakton pandërprerë me strukturat udhëheqëse të UEFA-së dhe shtetin Zvicëran, por edhe kjo nuk ndodhi.
Viktimat nga kjo padrejtësi që është bërë janë FC Drita dhe futbolli i Kosovës.
Oj Kosovë oj nona jonë me shekuj ke qenë jetim dhe po mbetesh jetim!