Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Drejtori i Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, së bashku me stafin e tij, ka vizituar SHFMU “Thimi Mitko” në Gjilan dhe SHFMU “Nazim Hikmet” në Dobërçan.
Gjatë vizitës, është theksuar se të dyja shkollat i kanë pritur nxënësit me ambiente të renovuara, duke krijuar kushte më të përshtatshme për fillimin e procesit mësimor.
Nga Komuna e Gjilanit është bërë e ditur se përmirësimi i kushteve dhe ngritja e cilësisë në arsim mbeten ndër prioritetet e vazhdueshme, me synimin që nxënësit të kenë një mjedis sa më të mirë për mësim dhe zhvillim.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, është uruar që ky vit të jetë i suksesshëm për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.









