Emisari special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka bërë të ditur se liderë të Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Washington më 2 shtator për bisedime.
Grenell këtë e ka bërë të ditur përmes një cicërime në Twitter sot në mëngjes.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, më 2 shtator për të biseduar”, ka shkruar ambasadori Grenell.
Një takim në Uashington mes krerëve të Kosovës e Serbisë ishte paraparë për 27 qershor, por ishte anuluar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.
Takimin e 2 shtatorit e ka përshëndetur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. /