Janë mbledhë afro 8400 nënshkrime për anulimin e maturës shtetrore 2020, votimi i këtij peticioni pritet të mbërrij deri në 10.000 vota, përmes një website shumë nxënës kanë kërkuar të anulohet për shkak se nuk janë krijuar kushtet të favorshme shkruan Radio Star.
Më tutje organizatorët e këtij peticioni kanë thënë se ky test nuk ka dhënë rezultate në vitet paraprake dhe nuk është vlerësim real i dijës së nxënësve.
Shkrimi i plotë:
Matura Shtetërore është një cështje e ndjeshme që kërkon krijim të kushteve të favorshme në përqendrimin e vemendjes,krijim të atmosferës emocionale pozitive dhe arritjen e suksesit gjeneral. Duke marrë parasysh se ky test nuk ka dhënë rezultate në vitet paraprake dhe se nuk eshte vleresim adekuat (real) i dijes se nxenesve, besojmë fuqishëm se ky test nuk duhet mbajtur./RadioStar/