Disa kafiteri në qytetin e Gjilanit, kanë marrë vendim që sot të mbyllin lokalet në orën 19:00 shkruan Radio Star.
Kafiteritë në Gjilan thonë se duke marrë parasysh gjendjen aktuale me Covid-19, nuk po munden të mbajnë distancën e kërkuar dhe rekomanduar nga qeveria e Kosovës, në ambientet e kafiterive, andaj shumë kafiteri kanë marrë vendim që ti mbyllin ato, duke ruajtur shëndetin dhe gjithçka që rrethon.
Pronarët e kafiterive thonë se është shumë e vështirë të mbijetojmë me këto kushte të cilat na ka ofruar qeveria, ata ankohen edhe nga institucionet vendore ku shpesh herë marrin gjoba të ndryshme, klientët nuk mundem ti largojmë nga kafiteritë këto janë mundësit të cilat i kemi krijuar nga rekomandimet e institucioneve vendore.
Pronarët tregojn edhe pse nuk kemi marrur asnjë mbështetje nga qeveria por edhe nga institucionet lokale, inspektorët na gjobisin për shkak të turmave të klientëve të cilët vizitojn lokalet.
Ne si pronarë jemi të obliguar të marrim këtë vendim i cili nuk është i mirëpritur për ne./RadioStar/