Nga 13 marsi kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kosovë, 381 persona të infektuar kanë vdekur. Ndërsa janë afër 4 mijë raste aktive e rreth 7 mijë të shëruar.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 deri më tani është 11.130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë në virus.